Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sociologu Beqiri: Fëmijët që bullizohen humbin vetëbesimin, përjetojnë ankth dhe stres

Lajme 26/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sociologu Xhenis Beqiri ka folur për bullizmin në shkolla, duke thënë se e sheh jo si një sjellje të thjeshtë individuale, por siç tha ai, si pasqyrë e problemeve më të mëdha shoqërore që ndikojnë në ambientin shkollor.

Beqiri për Klan Kosova tha se shkaktarët për këtë gjë janë të shumtë, duke filluar nga mungesa e një klime mbështetëse në shkolla, mungesa e mbikëqyrjes, e siç tha ai, deri te ndikimi i rrjeteve sociale dhe i mjedisit familjar”.

“Në shumë raste në Kosovë, bullizmi ndodh sepse mungojnë rregulla dhe mënyra të qarta se si të raportohet dhe të ndërhyhet, dhe sepse ende nuk e trajtojmë këtë problem me seriozitetin që meriton”, është shprehur ai.

Sociologu gjithashtu tregoi se cili është ndikimi i bullizmit tek fëmijët.

“Ndikimi i bullizmit është i madh dhe afatgjatë. Fëmijët që përjetojnë bullizëm shpesh humbin vetëbesimin, përjetojnë ankth, stres dhe madje edhe tërhiqen nga shkolla dhe mësimi”.

“Prandaj, kjo nuk është vetëm çështje individuale, por një problem që prek gjithë sistemin arsimor dhe shoqërinë në tërësi. Për këtë arsye, është e domosdoshme që shkolla, prindërit dhe institucionet të bashkëpunojnë dhe të ndërmarrin hapa konkretë për të krijuar një ambient të sigurt dhe të barabartë për të gjithë nxënësit”, është shprehur sociologu Beqiri.

Artikulli paraprakOBSh-ja realizon dërgesën e parë të ndihmës mjekësore në Gaza që nga marsi
Artikulli i rradhës Bakteret e zakonshme në gojë mund të ndihmojnë në parashikimin e përparimit të kancerit të kokës dhe qafës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.