Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar ndërprerjen e financimit për GAVI, një aleancë globale që ofron vaksina për miliona fëmijë në vendet me të ardhura të ulëta.
Vendimi u bë publik nga Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., i cili tha se organizata “ka injoruar shkencën” në çështjet që lidhen me sigurinë e vaksinave, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Kennedy, i njohur për skepticizmin ndaj vaksinave, deklaroi se SHBA nuk do të përmbushë zotimin prej 1.58 miliardë dollarësh të dhënë nga administrata e mëparshme e Biden, përderisa GAVI nuk ndryshon qasjen ndaj kërkimeve dhe vlerësimeve mbi sigurinë e vaksinave.
Organizata GAVI kishte për qëllim të siguronte 7.9 miliardë euro në një samit në Bruksel, por nuk arriti objektivin e saj financiar pas këtij zhvillimi. /Gazeta Shneta/




