Një studim i UT Southwestern tregon se rreth 65% e pacientëve që mbijetojnë shokun kardiogjen zhvillojnë probleme të reja me kujtesën dhe përqendrimin pas daljes nga spitali.
Pas tre muajsh, mbi gjysma vazhdojnë të kenë këto vështirësi.
Shoku kardiogjen ndodh kur zemra nuk pompon mjaftueshëm gjak dhe është pasojë e infarktit ose dështimit të zemrës, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Me përparimet në trajtim, më shumë pacientë mbijetojnë, por cilësia e jetës së tyre pas daljes nga spitali mbetet sfidë.
Studiuesit rekomandojnë kontroll dhe trajtim të hershëm neuropsikologjik për të përmirësuar rikuperimin dhe cilësinë e jetës së këtyre pacientëve./Gazeta Shneta/


