Një studim i madh në Britani zbuloi se trajtimi me surfaktant nuk sjell përfitime për foshnjat me bronkiolit të rëndë që trajtohen me ventilator.
Edhe pse trajtimi është i sigurt, nuk ndikon në shpejtimin e shërimit.
Studimi BESS përfshiu 232 foshnja në 15 spitale dhe u zhvillua gjatë gjashtë dimrave, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët theksojnë se surfaktanti mbetet i rëndësishëm për foshnjat e parakohshme, por nuk duhet përdorur rutinë për bronkiolit. Gratë shtatzëna këshillohen të marrin vaksinën kundër RSV për të mbrojtur foshnjat e tyre./Gazeta Shneta/


