Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kimioterapia dhe imunoterapia para operimit japin rezultate premtuese te kanceri i mushkërive

Jetë 28/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i udhëhequr nga Dana-Farber Cancer Institute ka treguar se trajtimi i pacientëve me kancer të mushkërive jo me qeliza të vogla, stad III, me kombinim të kimioterapisë dhe imunoterapisë para operacionit, mund të zvogëlojë ndjeshëm tumoret dhe ta bëjë kirurgjinë të mundur edhe për rastet fillimisht të paoperueshme.

Studimi, i publikuar në JAMA Oncology, përfshiu 112 pacientë në SHBA dhe Itali, dhe zbuloi se 75% e tyre arritën të operoheshin pas trajtimit, ndërsa një në tre pati pastrim të plotë të tumorit.

Për më tepër, pacientët që kishin nivele të larta të PD-L1 në tumorët e tyre përjetuan përgjigje më të mirë dhe mbijetesë më të gjatë pa përparim të sëmundjes, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, pacientët me mutacione KRAS të kombinuara me STK11 apo KEAP1 nuk përfituan nga kjo terapi.

Autorët theksojnë se këto rezultate hapin një mundësi të re për trajtimin e kësaj forme agresive të kancerit, ndërsa kërkohen ende prova nga studime të ardhshme të kontrolluara për të përcaktuar përfituesit kryesorë të kësaj qasjeje.

Artikulli paraprakMaqedoni: Dyfishohet buxheti për terapitë biologjike në Onkologji – Shtatë barna të reja në dispozicion për pacientët
Artikulli i rradhës OBSH publikon raportin përfundimtar mbi origjinën e COVID-19

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.