Një studim i vogël klinik tregon se 83% e pacientëve me diabet të rëndë u shëruan një vit pas trajtimit me një terapi të avancuar me qeliza burimore, ku qelizat e pankreasit transplantohet në mëlçi.
Pas trajtimit, shumica e tyre nuk kanë më nevojë për injeksione të përditshme me insulinë.
Një përfitim kryesor ishte eleminimi i episodeve serioze të hipoglicemisë, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, trajtimi kërkon përdorimin e barnave që dobësojnë sistemin imunitar gjatë gjithë jetës, me rrezikun e efekteve anësore dhe infeksioneve.
Kërkohen ende studime të mëtejshme për sigurinë dhe çmimin, por këto rezultate hapin rrugën për një jetë më të lehtë për pacientët me diabet.


