Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Virusi Mpox mund të infektojë qelizat e trurit, zbulojnë studiuesit zviceranë

Jetë 30/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri nga Universiteti i Bernës tregon se virusi Mpox mund të infektojë edhe trurin e njeriut dhe të dëmtojë qelizat nervore.

Me rritjen globale të rasteve me Mpox, këto rezultate janë me rëndësi të madhe, sipas Universitetit të Bernës dhe Institutit të Virologjisë dhe Imunologjisë (IVI). Studimi tregon se virusi, i njohur më parë si lia e majmunëve, mund të shkaktojë vdekje të qelizave të trurit.

Çfarë tregoi studimi?

Nga analizat e realizuara me organoide të trurit (mini-tru laboratorik të rritur nga qeliza burimore njerëzore), u vu re se virusi Mpox shpërndahej nga një qelizë tek tjetra, duke shkaktuar trashje të ngjashme me ato që vërehen te sëmundjet neurodegjenerative si Alzheimer. Këto trashje çojnë më pas në vdekjen e qelizave nervore.

Përdorimi i ilaçit antiviral tecovirimat rezultoi efektiv, pasi uli ndjeshëm ngarkesën virale në organoidet e trurit.

Fakte shtesë mbi Mpox:

Sëmundja zakonisht shfaqet me simptoma të ngjashme me gripin dhe puçrra në lëkurë.

Nga viti 1985 deri në 2021, rreth 3% e të infektuarve zhvilluan simptoma neurologjike si epilepsi apo encefalit; disa raste përfunduan me vdekje.

Shkalla reale e ndikimit të virusit në sistemin nervor qendror ende nuk kuptohet plotësisht./Albinfo.ch

Artikulli paraprakRikthehet nxehtësia afrikane – temperaturat deri në 38°C edhe këtë javë
Artikulli i rradhës Rritet numri i gazetarëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.