Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Goditja nga nxehtësia: Mjekët paralajmërojnë për simptomat më pak të njohura dhe mënyrat për t’u mbrojtur

Jetë 03/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me rritjen e temperaturave ditët e fundit, ekspertët e shëndetit po ngrenë alarmin për rreziqet që sjell ekspozimi i zgjatur në diell dhe mbinxehja.

Mjekët këshillojnë që të gjithë të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave të goditjes nga nxehtësia – veçanërisht atyre më pak të njohura, të cilat shpesh neglizhohen.

Dr. Donald Grant, mjek i përgjithshëm dhe këshilltar klinik pranë “The Independent Pharmacy”, thekson se përveç shenjave të zakonshme si temperatura e lartë e trupit (mbi 40°C) dhe lëkura e kuqe, e nxehtë dhe e thatë, një tregues i hershëm dhe i rëndësishëm është ndryshimi i sjelljes – që mund të shfaqet me konfuzion, të folur të paqartë ose nervozizëm të papritur.

Nëse nuk merren masa në kohë, goditja nga nxehtësia mund të çojë në dështim të organeve dhe, në raste ekstreme, edhe në humbje jete

–Shmangni diellin direkt gjatë orëve më të nxehta të ditës.

–Pini shumë ujë dhe shmangni dehidratimin.

-Vishni rroba të lehta, të gjera dhe me ngjyra të çelëta, që ndihmojnë trupin të ruajë freskinë.

–Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit, duke e riaplikuar çdo dy orë.

-Mbani syze dielli dhe kapelë, për të mbrojtur kokën dhe sytë nga rrezet UV.

-Kërkoni hije dhe pushoni shpesh në ambiente të freskëta.

Ai shton se simptomat e dehidratimit, si marramendja, goja e thatë, etja e shtuar dhe urina e errët, janë paralajmërues që nuk duhen injoruar.

Nëse nuk trajtohet në kohë, lodhja nga nxehtësia mund të përparojë në goditje të rrezikshme nga nxehtësia.

Në rast se dikush shfaq shenja të lodhjes ose goditjes nga nxehtësia, është thelbësore që të zhvendoset menjëherë në një vend të freskët, të hidratohet dhe të qëndrojë në pushim deri në stabilizim.

Artikulli paraprakSa orë gjumë duhen për një shëndet të mirë? Ekspertët tregojnë rekomandimet e tyre
Artikulli i rradhës Shteti i lë pa shtesa fëmijët pa përkujdesje prindërore

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.