Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Greqia miraton ligjin e ri për ndalimin e shitjes së duhanit dhe alkoolit tek të miturit

Lajme 07/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Parlamenti grek ka miratuar një ligj të ri që synon të mbrojë fëmijët nga pirja e duhanit dhe alkoolit, duke vendosur rregulla të rrepta për verifikimin e moshës, ndalimin e reklamimit dhe kufizime për përdorimin e duhanit në ambiente publike.

Ligji parashikon gjoba deri në 10,000 euro dhe burgim deri në tre vjet për personat që shkelin rregullat – përfshirë shitjen e alkoolit apo duhanit te të miturit, përdorimin e fëmijëve për të shitur duhan, punësimin e tyre në bare apo lejimin e qëndrimit të tyre në këto vende, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Tregtarët janë të detyruar të verifikojnë moshën e blerësve të cigareve, vapes apo produkteve të tjera të ngjashme. Nëse kanë ndonjë dyshim për identitetin apo moshën e blerësit, ata duhet të refuzojnë shitjen.

Ligji ndalon përdorimin e duhanit dhe shitjen e tij në internet cafe apo ambiente me lojëra elektronike.

Po ashtu, ndalohet pirja e duhanit në stadiume dhe vende të tjera sportive apo argëtuese ku qëndrojnë të miturit. Pirja e duhanit ndalohet edhe në taksi dhe transport publik, me gjoba që arrijnë deri në 3,000 euro dhe pezullim të patentës për një muaj.

Reklamimi dhe ekspozimi i produkteve të duhanit ndalohet në ambiente të hapura apo pranë institucioneve shëndetësore e arsimore. Produktet që imitojnë duhanin do të ndalohen gjithashtu. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPresidentja Osmani mirëpret PRAK-un në takim: Theksohet nevoja për reforma në shëndetësi dhe përfaqësimit ndërkombëtar të pacientëve
Artikulli i rradhës Dështon përpjekja e 43-të, kryesuesi Dehari ua ndërpret fjalën deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.