Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Presidentja Osmani mirëpret PRAK-un në takim: Theksohet nevoja për reforma në shëndetësi dhe përfaqësimit ndërkombëtar të pacientëve

Lajme 07/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), ku u diskutua për përfaqësimin ndërkombëtar të pacientëve dhe sfidat në sistemin shëndetësor.

Presidentja Osmani, ka mirëpritur në një takim përfaqësuesit e PRAK-ut, ku u diskutuan përpjekjet ndërkombëtare të shoqatës për fuqizimin e zërit të pacientëve dhe sfidat që po e shoqërojnë sistemin shëndetësor në Kosovë, transmeton Gazeta Shneta.

Ky takimi u hap nga Muhamedali Kodra nga Bordi i PRAK, i cili vlerësoi gatishmërinë e Presidentes për të dëgjuar zërin e pacientëve dhe theksoi rëndësinë e një dialogu të vazhdueshëm për çështjet shëndetësore.

Përfaqësuesit e PRAK u pritën nga Presidentja Osmani për të diskutuar përpjekjet ndërkombëtare të shoqatës për fuqizimin e zërit të pacientëve dhe sfidat që po e përcjellin shëndetësinë në Kosovë. /Burimi i fotos: PRAK

Drejtori Ekzekutiv i PRAK, Agron Bytyqi, foli për dy arritje të rëndësishme të shoqatës: anëtarësimin në Forumin Evropian të Pacientëve (EPF) dhe përfshirjen në Bordin Drejtues të Aleancës Botërore të Shoqatave të Pacientëve (IAPO). Ai kërkoi mbështetjen institucionale të shtetit për të garantuar që perspektiva e pacientëve të jetë sa më e përfaqësuar në proceset vendimmarrëse ndërkombëtare.

Besim Kodra, Drejtor i Programeve në PRAK, theksoi nevojën për reforma të thella dhe të qëndrueshme në shëndetësi, ndërsa Nafije Latifi kërkoi themelimin e një Qendre Kombëtare për Kujdesin Paliativ për pacientët me sëmundje të avancuara që kërkojnë trajtim të vazhdueshëm dhe dinjitoz.

Presidentja Osmani vlerësoi angazhimin e PRAK dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të pacientëve dhe ndërtimit të një sistemi shëndetësor të barabartë, transparent dhe me pacientin në qendër. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakPse në Maqedoninë e Veriut po propozohet taksë për beqarët?
Artikulli i rradhës Greqia miraton ligjin e ri për ndalimin e shitjes së duhanit dhe alkoolit tek të miturit

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.