Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zvicra miraton trajtimin e parë në botë kundër malaries për të porsalindurit

Lajme 08/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zvicra ka miratuar trajtimin e parë në botë për malarien te të porsalindurit, duke hapur rrugën për përdorimin e tij në Afrikë, ku kjo sëmundje është e përhapur dhe vdekjeprurëse.

Miratimi nga rregullatori zviceran Swissmedic pritet të pasohet shpejt nga tetë vende afrikane – përfshirë Keninë, Nigerinë dhe Ugandën – në kuadër të një bashkëpunimi për përshpejtimin e miratimeve, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Në vitin 2023, rreth 36 milionë shtatzëni u regjistruan në 33 vende afrikane të prekura nga malaria.

Rreth një në tre nëna ishin të infektuara gjatë shtatzënisë, duke rritur rrezikun që sëmundja të transmetohej te foshnjat e tyre. Sipas OBSH-së, çdo foshnjë në këto kushte është një potencial për infektim.

Bari i ri, i quajtur ‘Coartem Baby’, është versioni i përshtatur i një trajtimi ekzistues për fëmijët, por me dozë dhe përbërje të ndryshme për të shmangur efektet anësore te të porsalindurit që peshojnë më pak se pesë kilogramë. Ilaçi ka shije qershie dhe mund të tretet në qumësht gjiri për lehtësim në administrim.

Më parë, këta foshnja trajtoheshin me doza të pjesshme të barnave për fëmijë më të rritur, gjë që shtonte rrezikun për efekte anësore. Për më tepër, vaksinimi kundër malaries nuk fillon para moshës pesë muaj, duke i lënë foshnjat më të vogla të pambrojtura.

Ky zhvillim cilësohet si hap i madh për trajtimin e hershëm dhe të sigurt të malaries në moshat më të ndjeshme. /Gazeta Shneta/

 

 

 

Artikulli paraprakPolicët e dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të 27-vjeçarit rrezikojnë paraburgimin
Artikulli i rradhës Parkinsoni: Sirupi kundër kollës mund të ngadalësojë rënien njohëse

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.