Një studim i fundit zbuloi se vetëm 35% e pacientëve me simptoma të vazhdueshme të Lyme në fazën fillestare ndjekin mjekun pas trajtimit fillestar.
Testi i gjakut që rekomandon CDC nuk kap shumë raste të hershme, pasi vetëm 23% e pacientëve me shenja të hershme u testuan pozitiv, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Rreth 21% e pacientëve raportuan simptoma si dhimbje nyjesh dhe lodhje edhe tre muaj pas trajtimit.
Studiuesit thonë se mungesa e kujdesit të mëtejshëm mund të jetë për shkak të pengesave si kostoja, mungesa e sigurimit dhe distanca nga qendrat shëndetësore.
Ekspertët rekomandojnë që mjekët të ndjekin pacientët pas trajtimit dhe të ofrojnë kujdes shtesë nëse është e nevojshme, për të parandaluar komplikimet afatgjata të sëmundjes Lyme./Gazeta Shneta/


