SHBA po përjeton vitin më të keq për përhapjen e fruthit në më shumë se 30 vjet, ndërsa viti nuk ka përfunduar ende.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), deri tani janë regjistruar 1,288 raste, më shumë se në vitin 2019 kur u rrezikua humbja e statusit të eliminimit të sëmundjes.
Përhapja po ndodh kryesisht në komunitete me vaksina të pakta, sidomos në Texas, ku janë raportuar edhe disa vdekje.
Edhe pse situata po përmirësohet në disa zona, shqetësim mbetet mungesa e besimit ndaj vaksinave, që ka ulur normat e imunizimit, duke rritur rrezikun e shpërthimeve të mëtejshme.
Ekspertët theksojnë rëndësinë e vaksinimit për të parandaluar përhapjen dhe rikthimin e sëmundjes në SHBA, ndërsa paralajmërojnë se fruthi mbetet një tregues i problemeve të mëdha në sistemin e shëndetit publik dhe qëndrueshmërisë së vaksinimit./Gazeta Shneta/


