Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të ardhurat e buxhetit të Kosovës rriten 11% për 6-mujorin e parë

Lajme 11/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të ardhurat nga tatimet në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, Administrata Tatimore ka mbledhur mbi 524 milionë euro, që është rreth 11% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Administrata Tatimore e Kosovës ka inkasuar mbi 524 milionë euro gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej rreth 51 milionë euro apo 11 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, në një konferencë për media.

Ai ka thënë se ATK-ja ka vazhduar me përkushtim zbatimin e prioriteteve strategjike, përfshirë rritjen e mbledhjes së të hyrave, luftimin e informalitetit, avancimin e teknologjisë dhe përmirësimin e kulturës tatimore në vend.

“Gjatë këtyre gjashtë muajve, ATK-ja ka vazhduar me përkushtim të zbatojë prioritetet strategjike që janë, rritja e mbledhjes së te hyrave, luftimi i informalitetit, zgjerimin apo rritjen e përdorimit te teknologjisë në shërbim ndaj tatimpaguesve, dhe përmirësimin e kulturës se përgjithshme tatimore ne vend.

ATK edhe në këtë periudhe raportuese, sikurse edhe në katër vitet e fundit, vazhdoi me ngritje te performances pothuajse në të gjithë indikatorët matës.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 kemi inkasim të te hyrave tatimore mbi 524 milionë euro, që do të thotë se kemi rritur të hyrat mbi 51 milionë apo rreth 11 për qind, në raport me vitin paraprak”.

Përveç të hyrave tatimore, ATK-ja ka mbledhur edhe afër 170 milionë euro nga kontributet pensionale gjatë kësaj periudhe.

“Dihet që krahas detyrimeve që kemi, me mbledh të hyra tatimore, kemi edhe kontributet pensionale, që po ashtu edhe tek kontributet pensionale shihen të dhënat që pasqyrojnë progres të vazhdueshëm që gjatë këtij gjashtëmujori janë mbledhur afër 170 milionë euro”, ka shtuar Murtezaj.

Megjithatë, drejtori i ATK-së theksoi se përkundër përparimeve, institucioni vazhdon të përballet me sfida.

“Normalisht e pranojmë se kemi edhe sfida te shumta, e që me kryesoret do i veçoja sfidën në avancimin e digjitalizimit te mëtutjeshëm institucional, si dhe sfidën me resurse humane. E që sfida me resurse humane është e ndarë në dy drejtime, si nga aspekti i rekrutimit te stafit të ri, po ashtu edhe në ruajtjen e resurseve ekzistuese”, ka nënvizuar Murtezaj.

I pyetur lidhur për vendimin e ZRRE-së karshi bizneseve, nëse ATK-ja ka marrë ndonjë veprim për të lehtësuar bizneset, ai ka thënë se ky institucion “nuk është organizatë humanitare”.

Derisa foli edhe për arkat fiskale që nuk po mund të servisohen askund tjetër përveçse në Pejë.

“ATK nuk është as organizatë humanitare e as mbështetëse për të mbështet me financa askënd, jemi për të mbledhur të hyra tatimore. Roli ynë ka qenë për të dhënë informata, për të identifikuar cilat janë bizneset që vinë në atë kategori të kritereve…

Tek arka fiskale, operatoret ekzistues, kanë pas mundësi, nuk e di a kanë blerë apo jo, ne si ATK nuk kemi pranuar informatë ose ankesë që nuk ka për të blerë…

Ndërsa sa pika, [të servsimit] sa qendra vendos zyre nuk është e përcaktuar me ligj dhe as me udhëzim, në këtë drejtim kemi kërkuar konstruktivitet nga operatorët me qëllim të lehtësojë procesin e mirëmbajtjes së pajisjeve fiskale, por të njëjtën kohë jemi në mbikëqyrje, që në raste kur ka tejkalim të ofrimit të këtyre shërbimeve do të merren masa ndëshkuese ndaj tyre”.

Murtezaj foli edhe për reformën në procesin e fiskalizimit, e cila tashmë është në fazën përfundimtare të implementimit.

“Dua të ju informoj për një reformë e cila është në proces dhe ne fazën finale të implementimit të saj. Pra fjala është për reformën në procesin e fiskalizimit.

Kjo reformë është iniciuar nga ministri i Financave Murati, dhe nën mbështetjen financiare të UNDP-së është zhvilluar moduli apo aplikacioni, i cili krijon je çasje te re të fiskalizimit, nga një qasje harduerike, në qasje softuerike”, ka thënë ai.

Sipas të dhënave që Murtezaj i ka prezantuar së bashku, tatimet dhe kontributet kanë kapur shifrën e 693.8 milionë eurove.

Artikulli paraprakGaza drejt katastrofës shëndetësore, spitali më i madh funksional ndalon pranimin e pacientëve
Artikulli i rradhës OKB: Më shumë se 800 civilë të vrarë në përpjekje për të marrë ndihma ushqimore në Gaza

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.