Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja se cilat pije rrisin imunitetin

Jetë 13/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Janë disa pije që nutricistës po i konsiderojnë si shumë të mira për rritjen e imunitetit, raporton “EatThisNotThat”.

Pasi rreth 60 deri në 70% e trupit të njeriut përbehet nga uji, për çdo funksion që trupi kryen i nevojitet ai. Të pirit sasi adekuate të ujit çdo ditë është një fillim i mbarë nëse dikush dëshiron të ketë një imunitet të mirë në organizëm. Hidratimi bllokon formimin e baktereve e viruseve të ndryshme. Pirja e ujit gjithashtu ndihmon trupin të absorbojë më mirë të mirat nga ushqimi.

Çaji i gjelbër njihet si antioksidant i fuqishëm duke zvogëluar mundësinë e infeksioneve në organizëm. Ai është i pasur më shumë polifenole e flavonide të cilat janë të mirë në zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet e zemrës e të disa llojeve të kancerit.

Kefiri është pije e fermentuat që i përngjan jogurtit, e që bëhet nga shumë lloje të qumështit si ai i lopës e i deles. Ashtu si jogurti edhe kefiri përmban probiotik, që ndihmon në balancimin e mikrobeve të mira në stomak.

Kefiri përmban shumë veti antiiflamatore, antimikrobiale, të cilat ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë infeksione edhe atëherë kur trupi pëson ndonjë plagë të jashtme.

Çaji me xhenxhefil dhe limon bëhet duke prerë copëza limoni e copëza të rrënjës së gjingjerit dhe duke i përvëluar me ujë të nxehtë. Më vonë mund të i shtohet edhe pak mjaltë për shije. Kjo pije përmban shumë vitaminë C dhe njihet si pije që ndikon mirë në pastrimin e zorrëve duke ndihmuar organizmin të luftojë kundër sëmundjeve të ndryshme si dhe infeksioneve.

Xhenxhefili ndihmon kundër të vjellave, ulë rrezikun ndaj kancerit, rregullon yndyrën në gjak e ul inflamacionin.

Lëngu i përbërë 100% nga portokalli e grejpfruti është i mirë të pihet kur një person ka ndonjë grip apo virus. Pasi kjo pije përmban shumë vitaminë C e folate, mund të ndihmojë trupin të luftojë infeksionet.

Lëngu i domates gjithashtu është antiiflamator shumë i fuqishëm dhe i ndihmon sistemit imunitar të luftojë shumë sëmundje. Domatja përmban shumë vitaminë C që njihet si vitamina kryesore që i duhet organizmit kundër inflamacioneve të ndryshme.

 

Artikulli paraprakSot përpjekja e 46-të për konstituimin e kuvendit
Artikulli i rradhës Prokuroria e SHBA-së tërheq akuzat ndaj mjekut për manipulim me vaksina kundër COVID-19

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.