Sipas një studimi të paraqitur në ENDO 2025, personat mbi 80 vjeç duhet të marrin trajtim për osteoporozën pas një frakture, pasi kjo ul rrezikun për shtrime në spital dhe vdekje.
Studiuesit analizuan të dhënat e mbi 88 mijë pacientëve dhe gjetën se ata që morën trajtim kishin rezultate më të mira shëndetësore.
Autorët theksojnë se me rritjen e moshës mesatare në botë, trajtimi i hershëm i osteoporozës është thelbësor për të parandaluar komplikimet./Gazeta Shneta/


