Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK me tender emergjent për dializë: U hap të premten në ora 13:00, mbyllet sot në ora 12:00

Lajme 14/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

SHSKUK ka iniciuar një tender emergjent për furnizimin e dializës. Ky institucion iu ka dhënë operatorëve kohë shumë të shkurtë për t’u përgatitur për oferta. Kjo ka ngritur dyshimet se tenderi me vlerë mbi 450 mijë Euro do ta kufizojë konkurrencën.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës të premten më 11 korrik në ora 13:00 i ka njoftuar operatorët ekonomik për tenderin emergjent për furnizimin e shërbimit të hemodializës, shkruan Gazeta Shneta.

Në dosjen e tenderit, SHSKUK ka njoftuar se afati i ofertave është vetëm deri sot në ora 12:00 më 14 korrik. Praktikisht operatorët ekonomik kanë afat vetëm disa orë në ditë pune për t’u përgatitur për këtë tender.

Kjo ka ngritur dyshimet se koha e shkurtër e ofertimit do ta kufizoj konkurrencën. SHSKUK gjithashtu ka vendosur afat prej vetëm pesë ditë për të bërë furnizimin, nga dita e urdhër blerjes. Edhe ky kriter gjithashtu do të ndikojë në limitimin e ofertave dhe konkurrencës.

Tenderi është me vlerë mbi 455 mijë Euro me kohëzgjatje prej vetëm dy muaj.

Gazeta i ka dërguar pyetje SHSKUK-së për këtë çështje, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje deri në këto momente.

SHSKUK ditë më parë ka mohuar se ka mungesë të materialeve në shërbimin e hemodializës në njësitë e saj. Sipas SHSKUK-së, furnizimi ishte i rregullt dhe shërbimi funksiononte normalisht.

Por vetëm 5 ditë më vonë ka hapur këtë tender duke mos sqaruar pse ka nevojë tani për këtë procedurë emergjente.

Kontrata e fundit për furnizim me koncentrat të bikarbonateve ka përfunduar në fund të vitit të kaluar. Kontratën e re, SHSKUK e ka iniciuar në fillim të muajit qershor të këtij viti. Ky tender është pezulluar për shkak të një ankese të operatorit ekonomik “Trimi Med”.

Ky operator ka qenë fitues i tenderit të vitit të kaluar për dializator dhe gjilpëra për fistulë për hemodializë bashkë me kompaninë “Medi Health” si grup i operatorëve. Te dy këto kompani SHSKUK i kishte shpërblyer me tender me vlerë mbi 2.2 milionë Euro. Kompania e tretë ishte “Pharma Leader” me dy lote afër 200 mijë Euro.

Të dy operatorët, “Medi Health” dhe “Trimi Med” tani kanë ushtruar ankesa për tenderin e hapur të bikarbonateve dhe SHSKUK ua ka miratuar pjesërisht, derisa “Trimi Med” e ka çuar ankesën edhe në OSHP duke e bllokuar kështu procesin.

Gazeta ka informacione se menaxhmenti i SHSKUK-së është njoftuar me kohë me planifikimin për furnizimin e hemodializës, shërbim ky jetik i cili nuk guxon të mbetet pa material për shkak të gjendjes së pacientëve. Megjithatë procesi i furnizimit është vonuar, për çka nuk dihen arsyet.

Dializa është një procedurë mjekësore që zëvendëson funksionin e veshkëve kur ato nuk punojnë si duhet. Ajo ndihmon në pastrimin e gjakut nga mbetjet dhe lëngjet e tepërta dhe ndihmon në balancimin e elektroliteve në trup. Dializa bëhet tre herë në javë. Çdo seancë zgjat rreth 3 deri në 5 orë, në varësi të gjendjes së pacientit dhe nivelit të funksionit të veshkëve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSot vazhdon gjykimi në rastin e Liridona Ademajt, pritet të dëshmojë vëllai i saj
Artikulli i rradhës Dëshmia e Leonardit për vrasjen e motrës së tij: E gjeta Naimin shtrirë në hotel, kishte porositur drekë

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.