Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdekja e Agon Zejnullahut, ende mungon raporti i autopsisë – pritet urdhër nga Prokuroria për analizat jashtë vendit

Lajme 15/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndonëse, autopsia ka përfunduar, por nuk dihet se sa kohë do marrë edhe përfundimi i raportit.

“Ashtu siç jeni njoftuar më parë, autopsia e të ndjerit është kryer me urdhëresë nga Prokuroria. Aktualisht, mostrat e marra gjatë autopsisë nuk janë dërguar jashtë vendit. Për çdo veprim të tillë, përfshirë dërgimin e mostrave për analizë jashtë shtetit, nevojitet urdhëresë shtesë nga Prokuroria, dhe në këtë drejtim jemi në kontakt të vazhdueshëm me organet kompetente për të përcaktuar hapat e mëtejmë. Është përfunduar vetëm autopsia, nuk është përfunduar raporti”, tha Agron Thaçi, drejtor i Departamentit të Laboratorëve në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

E sipas njohësve të ligjit, IML e ka të pashmangshme dërgimin e analizave jashtë vendit, proces i cili, nuk pritet të përfundojë në ndonjë kohë të shkurtër.

Ekspertiza mjeko-ligjore si dhe raporti i analizave toksikologjike janë njëri prej faktorëve vendimtarë në rastin   shkakut të vdekjes dhe prezencës së substancave alkoolike dhe të tjera në gjakun e të ndjerit. Këto marrin kohë deri në përfundimin e tyre sepse IML, përkatësisht laboratori në kuadër të këtij instituti nuk është funksional dhe të njëjtat duhet të dërgohen për analiza jashtë vendit”, deklaroi Ardian Bajraktari, avokat.

Që të njëjtat të dërgohen jashtë vendit, urdhri duhet të vijë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Por, e njëjta, nuk është përgjigjur në interesimin e Dukagjinit lidhur me çështjen.

Pesë zyrtarëve policor, Gjykata u ka caktuar nga një muaj paraburgim pasi u arrestuan nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan.

Në deklarata publike, familja e të njëjtit kanë thënë se besojnë se zyrtarët policorë në Lipjan përdorën dhunë të tepruar ndaj tij, çka ia shkaktoi edhe vdekjen./RTV Dukagjini

Artikulli paraprakProfesor Raka ndodhet në Ukrainë për të ndihmuar sistemin shëndetësor: Natën në strehimore, ditën në punë
Artikulli i rradhës 32 sekonda para katastrofës: Ja çfarë ndodhi në fluturimin e Air India në momentet e fundit para rrëzimit

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.