Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ShSKUK: Furnizimi me barna në Onkologji në nivelin rreth 80%

Lajme 16/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) njofton se furnizimi me barna dhe material shpenzues në Klinikën e Onkologjisë ka qenë në nivelin 90% gjatë periudhave të mëparshme, ndërsa aktualisht furnizimi është në nivelin rreth 80%.

Produktet që mungojnë janë në procedurë të prokurimit, për disa nuk ka pasur ofertues.

ShSKUK bën të ditur se të gjitha procedurat janë riinicuar dhe pritet që të sigurohet edhe furnizimi me këta artikuj që aktualisht janë në mungesë.Sa i përket shërbimeve të dializës, theksojmë se nuk ka pasur asnjëherë ndërprerje të punës.

Shërbimi i dializës po funksionon normalisht si në njësinë e dializës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.

Lidhur me mungesat e tjera, të raportuara në medie, ShSKUK thekson se për një pjesë të konsiderueshme të tyre tashmë janë lidhur kontratat për furnizim dhe pritet që procesi i furnizimit të realizohet shumë shpejt.

Ndërkohë, disa lëndë vazhdojnë të jenë në shqyrtim nga Organi Shqyrtues të Prokurimit Publik, e që po shkakton vonesa për t’u furnizuar.

Postimi i plotë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) njofton se furnizimi me barna dhe material shpenzues në Klinikën e Onkologjisë ka qenë në nivelin 90% gjatë periudhave të mëparshme, ndërsa aktualisht furnizimi është në nivelin rreth 80%. Produktet që mungojnë janë në procedurë të prokurimit, për disa nuk ka pasur ofertues.

ShSKUK bën të ditur se të gjitha procedurat janë riinicuar dhe pritet që të sigurohet edhe furnizimi me këta artikuj që aktualisht janë në mungesë.

Sa i përket shërbimeve të dializës, theksojmë se nuk ka pasur asnjëherë ndërprerje të punës. Shërbimi i dializës po funksionon normalisht si në njësinë e dializës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.

Lidhur me mungesat e tjera, të raportuara në medie, ShSKUK thekson se për një pjesë të konsiderueshme të tyre tashmë janë lidhur kontratat për furnizim dhe pritet që procesi i furnizimit të realizohet shumë shpejt.
Ndërkohë, disa lëndë vazhdojnë të jenë në shqyrtim nga Organi Shqyrtues të Prokurimit Publik, e që po shkakton vonesa për t’u furnizuar.

 

Artikulli paraprakNjë i ri humb jetën në Prishtinë, autoambulanca merr flakë në vendngjarje
Artikulli i rradhës Ekspertja mjeko-ligjore: Konstatimet tona bazohen nga deklaratat e viktimave, s’i kemi ekzaminuar

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.