Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025 janë kryer 244 operacione në vena në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK, duke shënuar një rritje të dukshme krahasuar me vitet e mëparshme.
Në tërë vitin 2024, në këtë klinikë ishin kryer gjithsej 225 operacione, ndërsa vetëm në gjysmën e parë të vitit aktual numri ka kaluar këtë shifër, transmeton Gazeta Shneta.
“Gjatë tërë vitit 2024 ishin kryer 225 operacione në vena. Bazuar në ritmin e punës së gjysmë vitit, por edhe planin e punës së klinikës, pritet që ky numër të rritet edhe më tutje.” ka shkruar SHSKUK në Facebook./Gazeta Shneta/



