Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë të birin, të cilin e ka pagëzuar me emrin Daskan.
Procesin e përcjelljes së shtatzënisë dhe lindjen, Dafina ia ka besuar Klinikës Amerikane, ku ka zgjedhur të kalojë këtë moment të veçantë në kushte të sigurta dhe me kujdes profesional.
Artistja, e njohur për karrierën e saj të suksesshme në muzikë, ka ndarë më parë emocione dhe përgatitje për këtë fazë të re të jetës së saj, ndërsa tashmë nis një kapitull të ri si nënë./Gazeta Shneta/



