Një 61-vjeçar vdiq në New York pasi u tërhoq nga aparati MRI për shkak të një zinxhiri metalik 9 kg që mbante në qafë gjatë skanimit.
Një burrë 61-vjeçar humbi jetën në New York pasi u tërhoq me forcë nga një aparat rezonance magnetike (MRI), për shkak të një zinxhiri metalik 9 kg që mbante në qafë gjatë një skanimi në klinikën “Nassau Open MRI”.
Sipas policisë, ai hyri në dhomën e MRI-së pa leje, ndërsa skanimi ishte në proces. Zinxhiri që përdorte për stërvitje tërhiqet fuqishëm nga magnetët e aparatit, raporton The Independent transmeton Gazeta Shneta.
Gruaja e tij tha se po kryente një MRI të gjurit kur kërkoi ndihmën e burrit për të zbritur nga tavolina.
Në momentin që ai iu afrua, pajisja e tërhoqi me forcë. Ajo thirri teknikun të ndalte aparatin dhe të telefononte urgjencën.

Tekniku tentoi ta ndihmonte por ishte e pamundur. Burri pësoi disa sulme në zemër pasi u lirua nga pajisja dhe vdiq të enjten pasdite në spital.
Ky nuk është incidenti i parë fatal në SHBA që përfshin MRI.
Në vitin 2001, një fëmijë 6-vjeçar humbi jetën kur një bombol oksigjeni u tërhoq nga magneti i MRI-së në Westchester.
Magnetët e MRI-së krijojnë fusha shumë të fuqishme magnetike, të afta të tërheqin objekte metalike me shpejtësi të madhe, prandaj pacientët duhet të jenë plotësisht pa metale gjatë skanimit. /Gazeta Shneta/




