Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të drejtat e punëtorëve në BE: Kur temperaturat rrezikojnë shëndetin gjatë punës?

Lajme 21/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Valët e të nxehtit në Europë po rrezikojnë seriozisht shëndetin e punëtorëve, nga fermat e Italisë te magazinat e Gjermanisë. Stresi nga nxehtësia mund të çojë në rraskapitje, goditje nga nxehtësia apo edhe vdekje. Po ashtu mund të përkeqësojë sëmundjet e zemrës, të frymëmarrjes dhe shëndetin mendor.

Për dallim nga ndotja e ajrit, BE-ja nuk ka rregulla të përbashkëta për ekspozimin në të nxehtë, duke ia lënë çdo shteti ligjet përkatëse, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Sipas indeksit të temperaturës WBGT, që përfshin lagështinë, rrezatimin, erën dhe nxehtësinë, rreziqet për punëtorët rriten kur ajo kalon 29–32°C, sidomos për ata që punojnë në kushte fizike të rënda.

Punëtorët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj shenjave si lodhje, marramendje, kokëdhimbje, të përziera, mpirje muskujsh apo konfuzion.

Nëse këto ndodhin, duhet të ndalen, të pinë ujë, të qëndrojnë në hije dhe të kërkojnë ndihmë nëse simptomat nuk largohen brenda 30 minutave.

Disa shtete si Franca, Italia dhe Spanja kanë vendosur rregulla për mbrojtjen e punëtorëve gjatë të nxehtit, përfshirë furnizimin me ujë dhe ndalimin e punëve jashtë në orët më të nxehta.

Në BE, punëtorët kanë të drejtë të refuzojnë punën nëse ndihen të rrezikuar, por zbatimi i këtyre të drejtave mbetet sfidë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPlacentë e mbajtur – një emergjencë e mundshme pas lindjes
Artikulli i rradhës Preeklampsia: Njihuni me shenjat paralajmëruese të gjendjes në shtatzëni

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.