Preeklampsia është një ndërlikim serioz i shtatzënisë që zakonisht shfaqet pas javës së 20-të. Ajo karakterizohet nga tension i lartë i gjakut dhe prani e proteinave në urinë. Kjo gjendje prek rreth 5–8% të shtatzënive dhe mund të çojë në rrezik për nënën dhe foshnjën nëse nuk trajtohet.
Preeklampsia shkakton ngushtim të enëve të gjakut, duke rritur presionin e gjakut. Shumica e grave që preken nga kjo gjendje lindin fëmijë të shëndetshëm dhe shërohen plotësisht, por nevojitet kujdes i menjëhershëm mjekësor, shkruan Parents, përcjell Gazeta Shneta
Shenjat e zakonshme përfshijnë:
– Shtim i papritur në peshë (më shumë se 2 kg në javë) për shkak të mbajtjes së ujit.
– Presion i lartë i gjakut (140/90 mmHg ose më shumë).
– Ënjtje e tepërt e duarve, fytyrës dhe këmbëve që nuk kalon pas pushimit.
– Dhimbje koke të forta.
– Prania e proteinave në urinë.
Simptoma të tjera të rënda që kërkojnë kontakt të menjëhershëm me mjekun:
– Probleme me shikimin (shikim i paqartë, drita ndezëse).
– Nauze, të vjella, dhimbje prapa kraharorit.
– Konfuzion, ankth, frymëmarrje e vështirë.
– Kontrollet e rregullta të tensionit dhe urinës gjatë shtatzënisë janë të domosdoshme për të diagnostikuar në kohë këtë gjendje dhe për të parandaluar ndërlikimet. /Gazeta Shneta/


