Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka publikuar një njoftim me të cilin u bën thirrje institucioneve publike dhe private që të marrin masa mbrojtëse për punëtorët gjatë ditëve me temperatura të larta, nga data 22 deri më 25 korrik 2025.
Ky rekomandim bazohet në vlerësimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), që paralajmëron për ndikimin e rrezikshëm të të nxehtit në shëndetin e njeriut, sidomos tek grupet më të rrezikuara: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe ata që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte me temperatura të larta.
Ministria fton të gjitha institucionet të respektojnë këto rekomandime, për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve dhe të grupeve të ndjeshme të popullatës gjatë kësaj periudhe me kushte të vështira klimatike. /Gazeta Shneta/



