Një studim i ri tregon se insulina në formë spreji nazal arrin zonat e trurit që lidhen me kujtesën dhe mendimin, duke ofruar shpresë për trajtimin e Alzheimerit.
Skanimet treguan se spreji depërtonte mirë në trurin e të moshuarve me dhe pa probleme të lehta të kujtesës.
Trajtimi tolerohet mirë dhe mund të ndihmojë në ngadalësimin e sëmundjes, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Shkencëtarët do të bëjnë studime të mëdha për të kuptuar më mirë si funksionon dhe për kë është më i efektshëm.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt trajtimeve të reja për Alzheimerin./Gazeta Shneta/


