Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tragjedia e Air India kthehet në skandal, familjeve britanike u dorëzohen trupat e gabuar

Lajme 24/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një tjetër dramë njerëzore po trondit familjet e viktimave të aksidentit ajror të Air India, ku më 12 qershor një Boeing 787 Dreamliner u rrëzua gjatë ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit në Indi, duke shkaktuar vdekjen e 241 pasagjerëve, përfshirë 52 shtetas britanikë.

Tani, të paktën dy familje britanike kanë marrë trupa që nuk u përkasin të afërmve të tyre, ka denoncuar avokati James Healy-Pratt, i cili përfaqëson 20 familje angleze që humbën të dashurit e tyre në tragjedi.

Sipas tij, autoritetet indiane kanë bërë gabime serioze në identifikimin e viktimave, që janë zbuluar më vonë nga një hetim mjekoligjor i kryer në Mbretërinë e Bashkuar përmes analizës së ADN-së.

“Kjo nuk është vetëm një çështje teknike, por një dhimbje e re për familje që janë tashmë të shkatërruara emocionalisht,” tha Healy-Pratt.

Raportimet e para erdhën nga gazeta Daily Mail, që dokumentoi raste ku trupat e sjellë në Mbretërinë e Bashkuar rezultuan të ishin të pasagjerëve të tjerë.

Në një rast, autoritetet informuan familjen vetëm pak para funeralit se trupi në arkivol nuk përkiste viktimës që ata prisnin të përcillnin.

Në një tjetër rast, një arkivol përmbante mbetje të dy personave të ndryshëm, duke tronditur thellësisht të afërmit që prisnin të kishin një moment paqeje dhe nderimi për të dashurit e tyre.

Qeveria indiane ka reaguar përmes zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, Randhir Jaiswal, duke deklaruar se është në bashkëpunim me palën britanike për të zgjidhur situatën: “Po punojmë me Mbretërinë e Bashkuar për të zgjidhur problemin”.

Në të njëjtën kohë, Londër zyrtare ka bërë të ditur se procesi i identifikimit është nën juridiksionin e autoriteteve indiane, duke theksuar kompleksitetin ekstrem të ngjarjes për shkak të natyrës shkatërrimtare të aksidentit, që la të gjallë vetëm një pasagjer dhe shkaktoi mbi 260 viktima në total.

Avokati Healy-Pratt ka njoftuar se kjo çështje do të jetë në rendin e diskutimeve midis kryeministrit britanik Keir Starmer dhe homologut të tij indian Narendra Modi, i cili ndodhet për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar për të nënshkruar marrëveshjen e re të tregtisë së lirë mes dy vendeve.

Ky zhvillim i fundit hedh dritë të re mbi mënyrën se si trajtohen pasojat e një fatkeqësie ajrore të kësaj përmase dhe ngre pyetje të forta për kompetencën dhe transparencën e autoriteteve përgjegjëse, duke lënë qindra familje jo vetëm në zi, por edhe në pasiguri të plotë mbi fatin dhe respektin e fundit të të afërmve të tyre./TCH/

Artikulli paraprakKomuna e Prishtinës: Alarm i panevojshëm për ujin e pishinës së Gërmisë, rezultatet s’janë përfundimtare
Artikulli i rradhës Sëmundja inflamatore e zorrëve mund të përshpejtojë demencën

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.