Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Komuna e Prishtinës: Alarm i panevojshëm për ujin e pishinës së Gërmisë, rezultatet s’janë përfundimtare

Lajme 24/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura lidhur me cilësinë e ujit në Pishinën e Gërmisë, duke kërkuar maturi në komunikimet publike derisa të publikohen rezultatet përfundimtare nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Në njoftimin e komunës thuhet se ndërmarrja publike “Sportmarketing” ka ndërmarrë me vetiniciativë hapin për nënshkrimin e një marrëveshjeje me IKSHPK-në, me qëllim të marrjes dhe analizimit të mostrave të ujit dhe monitorimit javor të cilësisë së tij në pishinë.

“Sportmarketing, në cilësinë e ndërmarrjes publike, shpreh përkushtimin e plotë për zbatimin e të gjitha udhëzimeve dhe rekomandimeve të IKSHPK-së dhe institucioneve përgjegjëse, duke e konsideruar shëndetin publik si prioritetin kryesor”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, Komuna shprehet e shqetësuar për “alarmin e panevojshëm” që, sipas saj, është shkaktuar nga deklarata të parakohshme dhe të pambështetura në rezultatet përfundimtare.

“Megjithatë, Kryeqyteti shpreh shqetësimin lidhur me alarmin e panevojshëm të krijuar nga deklaratat publike të parakohshme dhe të pambështetura në rezultate përfundimtare. Sipas vetë IKSHPK-së, mostrat e dyta janë ende në proces të analizës laboratorike dhe rezultatet përfundimtare pritet të publikohen nesër. Çdo komunikim publik para përfundimit të këtyre analizave rrezikon të dezinformojë qytetarët dhe të krijojë konfuzitet”, thuhet nga Komuna.

Sipas IKSHPK-së, mostrat e dyta janë ende në analizë dhe rezultatet pritet të publikohen nesër. Komuna tërheq vërejtjen se çdo komunikim para këtyre rezultateve mund të çojë në dezinformim dhe konfuzitet në opinionin publik.

“Apelojmë për maturi dhe përgjegjësi, dhe ritheksojmë angazhimin tonë për transparencë dhe bashkëpunim me institucionet përkatëse. Qytetarët do të informohen pa vonesë sapo të dalin rezultatet zyrtare”, përfundon reagimi i Komunës së Prishtinës.

Artikulli paraprakVaksina e re kundër hepatitit B hyn në provat e para klinike
Artikulli i rradhës Tragjedia e Air India kthehet në skandal, familjeve britanike u dorëzohen trupat e gabuar

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.