Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lagjja Arbëria qe 3 ditë pa ujë, KRU Prishtina pa datë se kur rikthehet furnizimi

Lajme 25/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një pjesë e lagjes Arbëria në Prishtinë po përballet me mungesë të ujit të pijshëm që nga mbrëmja e së mërkurës.

Banorët e kësaj lagjeje kanë treguar se furnizimi me ujë është ndërprerë pothuajse plotësisht tash e sa ditë.

Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësen e KRU Prishtina, Arjeta Mjeku megjithese e njejta ka potencuar se po punohet në këtë drejtim pa dhënë një datë se kur pritet të rikthehet furnizimi.

“Arsye është shpenzimi enorm, ka rënë niveli i rezeruareve. Po shpresojmë që sonte përmisohet diçka”, tha Mjeku.

Paraprakisht, ky institucion ka lëshuar një njoftim në rrjetet sociale, derisa bënë thirrje për kursim të ujit të pijës.

Njoftimi i plotë:

“Të nderuar konsumatorë!

KRU ‘Prishtina’ është duke trajtuar ujë me kapacitete maksimale në burimet Batllavë, Badoc dhe Shkabaj.

Konsumi i ujit, përfshirë edhe keqpërdorimet alarmante, ka arritur në pikën e kuqe.

Lusim qytetarët që jetojnë në zonat e ulëta që ta shpenzojnë ujin në mënyrë sa më të arsyeshme, pasi ai nuk po arrin fare në pikat e larta.”

Tutje, kompania theksoi se kontrolli dhe ndëshkimi i keqpërdoruesve të ujit është intensifikuar si asnjëherë më parë.

Banorët e Arbërisë shpresojnë në një zgjidhje të shpejtë, ndërkohë që kërkohet solidaritet qytetar për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

Artikulli paraprakRregullatorët e BE-së mbështesin inhalatorin e parë të llojit që është më miqësor ndaj klimës
Artikulli i rradhës Studimi zbulon se pesha rikthehet brenda muajsh pas ndërprerjes së ilaçeve kundër obezitetit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.