Njerëzit që marrin ilaçe për humbje peshe… përfshirë GLP-1 të njohura… mund të rifitojnë një sasi të konsiderueshme peshe brenda muajsh nga ndërprerja e ilaçeve të tyre.
Në një studim të ri, studiuesit shqyrtuan 11 studime klinike që hetonin rimëkëmbjen e peshës pas ndërprerjes së një ilaçi kundër obezitetit.
Në përgjithësi, ata zbuluan se kilogramët filluan të shtoheshin përsëri pas 4 javësh dhe arritën nivele të konsiderueshme brenda 8 javësh.
Studimet përfshinë rreth 1,600 pacientë që ndërprenë trajtimin dhe 900 në grupet e kontrollit… dhe u përqendruan në 5 lloje ilaçesh kundër obezitetit.
- Agonistët e receptorëve GLP-1
- GLP-1 dhe GLP dual Ras
- Orlistat
- Phentermine-Topiramate
- Naltekson-Bupriopion
Analiza zbuloi rritje të ndjeshme të peshës pas 8, 12 dhe 20 javësh ndërprerje, e ndjekur nga një stanjacion. Por, sipas studiuesve, deri në javën e 12-të, rritje të mëdha u vunë re vetëm tek pacientët që përdornin barna GLP-1.
“Ndërsa sasia e rifitimit të peshës ndryshon në varësi të ilaçit specifik, ekziston një tendencë e gjerë në rifitimin e peshës pas përfundimit të trajtimit me ilaçe”, thanë autorët./Gazeta Shneta/


