Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vazhdojnë kërkimet për trupin e mërgimtarit, Elshani apel qytetarëve që të mos kërcejnë nga ura e Ujmanit

Lajme 28/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Operacioni i kërkimit për mërgimtarin që ra dje në Liqenin e Ujmanit po vazhdon ende. Nga Policia kanë thënë se ende nuk ka ndonjë gjurmë të tij.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se po shpresojnë ta gjejnë trupin e tij, teksa u ka bërë apel qytetarëve që të mos kërcejnë nga ura atje, shkruan Reporteri.net

“Qytetarët dhe mërgimtarët të cilët vijnë këtu mos ta shohin këtë urë si distancë të vogël, lartësi të vogël që mos me u hudh nga ky vend. Nga ky vend janë hudhur profesionistët e ata i kanë parë në televizion, e për këtë arsye e marrin guximin mos u hudh. Duhet me pasë kujdes sepse tash na ka mbetur të shpresojmë me e gjetë vetëm trupin. Jemi afër familjes, po mundohemi të mos spekulojmë shumë, po mundohemi të mos flasim shumë për arsye se dhimbja është e madhe për familjarët. Shpresojmë që kanë me pasë sukses institucionet që janë këtu”, ka thënë Elshani.

Ai ka folur edhe për mungesën e sinjalistikës në atë zonë, teksa përgjegjësinë për këtë e ka hedhur tek komuna dhe ndërmarrja Ibër-Lepenci.

“Do të bisedojmë me Ibër Lepencin, për të parë nëse është kompetencë e tyre apo e Komunës vendosja e sinjalistikës. Besoj se Ibër Lepenci do ta kryejë këtë punë. Sinalistika mund të jetë aty, por nëse qytetarët vendosen të hidhen aty, ata do të hidhen. Pra, duhet të ekzistojë një vetëdijësim”, ka deklaruar Elshani.

Policia ka njoftuar për rastin edhe në raportin 24 orësh.

“VDEKJE E DYSHIMTË- Zubin Potok 27.07.2025-14:25. Raportohet se viktima mashkull ishte futur në liqenin e Ujmanit, mirëpo nuk ka dal më në sipërfaqe. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, njësia për kërkim dhe shpëtim, njësia e zhytësve dhe ekipi nga emergjenca, ku po vazhdojnë kërkimet për viktimën.”

Shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza ka thënë gjatë së dielës se viktima është hedhur për t’u larë, por nuk ka dalë më nga uji.

“E saktë është që një person ka kërcy nga ura dhe nuk ka dal nga uji. Në vend të ngjarjes janë njësitet policore dhe emergjeca,janë thirrë njësia e zhytsave”, kishte deklaruar ai.

Artikulli paraprak‘Mjeku i Javës’ – Dr. Halit Mehmeti: Temperaturat e larta rrezikojnë shëndetin e fëmijëve
Artikulli i rradhës Vaksinat kundër COVID-it shpëtuan më shumë se 2.5 milionë jetë, kryesisht të moshuar

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.