Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Franca teston stimulimin me dritë për ngadalësimin e Parkinsonit

Jetë 31/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një provë klinike në fazë të hershme në Francë po jep shpresa për një trajtim inovativ të sëmundjes së Parkinsonit, përmes stimulimit të qelizave nervore me dritë.

Studiuesit nga një qendër kërkimore pranë Spitalit Universitar të Grenoble kanë zhvilluar një pajisje të vogël që drejton rreze drite në thellësi të trurit për të stimuluar mitokondritë – strukturat që prodhojnë energji në qelizë – dhe për të rritur funksionin e qelizave të dëmtuara.

Teknika synon neuronët që sekretojnë dopaminë, të cilët dëmtohen rëndë me përparimin e sëmundjes. Deri në momentin kur shfaqen simptomat, gjysma e këtyre qelizave mund të jenë tashmë të dëmtuara, dhe pacientët humbin rreth 10% të receptorëve të dopaminës çdo vit, sipas neurokirurgut Dr. Stephan Chabardès, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Deri më tani, teknologjia është testuar tek shtatë pacientë me fazë të hershme të Parkinsonit. Tek tre prej tyre është vërejtur një ngadalësim i përkeqësimit të simptomave dhe përmirësim i funksionit të trurit pas stimulimit të vazhdueshëm.

Dr. Chabardès theksoi se edhe pse rezultatet janë shumë të hershme, ato janë premtuese. Nëse efektet e qëndrueshme vërtetohen, studiuesit planifikojnë të kalojnë në një provë klinike më të madhe. Kjo qasje jo-invazive mund të shënojë një hap të rëndësishëm në trajtimin e sëmundjeve neurodegjenerative. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAdoleshenti në Indi humb jetën pas një diete ekstreme vetëm me lëngje
Artikulli i rradhës Trajtimi eksperimental rikthen shikimin e një burri me çrregullim gjenetik të syve në Itali

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.