Një analizë e re nga komisioni i revistws “The Lancet”, për kancerin e mëlçisë paralajmëron se pa ndërhyrje urgjente, rastet e kësaj sëmundjeje pritet të dyfishohen nga 870,000 në vitin 2022 në 1.52 milionë deri më 2050, me vdekjet që do të rriten nga 760,000 në 1.37 milionë në vit.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se 60% e këtyre rasteve lidhen me faktorë të parandalueshëm si hepatiti viral, alkooli dhe sëmundja e mëlçisë e lidhur me obezitetin (MASLD). Kjo gjendje e fundit është tani një nga shkaqet më të shpeshta të kancerit të mëlçisë, veçanërisht në vendet me të ardhura të larta, ku obeziteti është në rritje. Forma më e rëndë e saj, MASH, parashikohet të përbëjë 11% të rasteve të reja të kancerit të mëlçisë deri më 2050, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa rastet e lidhura me hepatitin B dhe C mund të bien falë vaksinimit dhe trajtimit, rastet që lidhen me alkoolin dhe MASLD janë në rritje.
Ekspertët theksojnë nevojën për politika parandaluese, përfshirë taksa mbi pijet e ëmbla, fushata ndërgjegjësimi dhe integrimin e skriningut të mëlçisë në kujdesin rutinë për personat me diabet, obezitet dhe sëmundje të zemrës.
Nëse rastet e reja reduktohen me 2–5% çdo vit, mund të shmangen deri në 17 milionë raste dhe të shpëtohen 15 milionë jetë deri në vitin 2050. /Gazeta Shneta/


