Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Trajtimi eksperimental rikthen shikimin e një burri me çrregullim gjenetik të syve në Itali

Jetë 31/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një burrë 38-vjeçar në Itali, i cili vuante nga sindroma e rrallë Usher tipi 1B, ka rifituar shikimin falë një terapie gjenetike eksperimentale, të parës në botë në këtë formë. Sindroma shkakton shurdhim që nga lindja dhe humbje progresive të shikimit deri në verbëri.

Operacioni u krye në korrik 2024 në Klinikën e Oftalmologjisë të Universitetit të Kampanias “Luigi Vanvitelli”, në jug të Italisë. Në atë kohë, pacienti kishte aftësi pamore më pak se një e dhjeta, duke parë botën si përmes një vrime çelësi. Sot, një vit më vonë, ai ka rifituar shikimin e afërt dhe të largët, madje edhe në kushte me pak dritë, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

“Dikur gjithçka ishte e turbullt. Tani dal natën vetëm, njoh njerëzit, lexoj titrat në televizor nga larg dhe shoh mirë në punë,” tha ai. “Nuk është thjesht të shohësh më mirë – është të nisësh të jetosh.”

Terapia u zhvillua nga Instituti i Gjenetikës dhe Mjekësisë Telethon (TIGEM) dhe përfshin injektimin e dy vektorëve viralë nën retinë, secili me gjysmën e gjenit që mungon tek pacientët me Usher 1B.

Deri më tani, trajtimi iu është aplikuar edhe shtatë pacientëve të tjerë pa efekte anësore serioze.

Rezultatet e para janë premtuese dhe do të pasohet me një fazë të dytë testimi. Nëse suksesi vazhdon, terapia mund të sjellë shpresë për shumë të prekur nga çrregullimet gjenetike të syve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFranca teston stimulimin me dritë për ngadalësimin e Parkinsonit
Artikulli i rradhës E drejta e siguruar për t’u informuar rreth diabetit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.