Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Kafja mund të ulë rrezikun e diabetit të tipit 2

Jetë 01/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një filxhan kafe është thelbësore për mëngjesin e shumë njerëzve në mbarë vendin. Për shumë prej tyre, janë të nevojshme disa filxhanë në ditë për të përballuar ditën.

Tani, përveçse është mënyra më e mirë për t’u zgjuar në mëngjes, kërkime të reja kanë zbuluar se kjo pije mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për të zhvilluar diabetin e tipit 2.

Studiues nga universitete në Korenë e Jugut përdorën të dhëna nga 149 publikime shkencore për të shqyrtuar efektet e kafesë në proceset metabolike që lidhen me zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Sipas gjetjeve të tyre, ata që pinë nga tre deri në pesë filxhanë kafe në ditë përfitojnë nga përbërje natyrale të quajtura polifenole, sipas raportit të Healthline.

Studiuesit u përqendruan te pesë acide hidroksikinamike që gjenden në kafe dhe analizuan se si këto polifenole ndikojnë në zorrët e holla, pankreas, mëlçi dhe inde të tjera trupore.

U zbulua se konsumimi i përditshëm i kafesë së zezë mund të ndihmojë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak, të ulë inflamacionin, të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës, të ofrojë veti antioksiduese dhe të përmirësojë përpunimin e glukozës në trup.

Rezultatet ishin të ngjashme si për kafenë me kafeinë, ashtu edhe për atë pa kafeinë, duke sugjeruar se përfitimet, përfshirë një ulje prej 20% deri në 30% të rrezikut për të zhvilluar diabetin e tipit 2 te ata që pijnë kafe rregullisht vijnë nga përbërje të tjera përveç kafeinës.

Gjetjet u botuan në revistën International Journal of Molecular Sciences. Kafja dhe përbërjet e saj bioaktive, përfshirë acidin klorogjenik dhe derivatet e tij hidroksikinamike kanë potencial të rëndësishëm në parandalimin dhe menaxhimin e diabetit të tipit 2.

Artikulli paraprakMot me diell dhe vende-vende riga shiu
Artikulli i rradhës Ulçerat në gojë, ekspertët paralajmërojnë çfarë të bëni

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.