Përdorimi i oksidit të azotit – i njohur si “gazi i qeshjes” nga fëmijët dhe të rinjtë në SHBA është rritur ndjeshëm dhe po shkakton gjithnjë e më shumë vdekje.
Vetëm në vitin 2023 u raportuan 156 vdekje, ndërsa në krahasim me vitin 2010 rritja është mbi 570%, raporton MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Ky gaz shitet lirshëm në internet dhe dyqane, shpesh me aroma që tërheqin të miturit, si manaferrat apo çamçakëzi.
Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i tij mund të shkaktojë dëme serioze në tru, probleme me zemrën, mbytje, apo vdekje.
Studiuesit kërkojnë ndërgjegjësim urgjent dhe masa për ta ndaluar përdorimin tek të rinjtë. “Vetëm pse është i ligjshëm, nuk do të thotë që është i sigurt,” theksojnë ata./Gazeta Shneta/


