Sukraloza, një nga ëmbëlsuesit artificialë më të përdorur në ushqime dhe pije dietike, mund të ndikojë negativisht në efektivitetin e imunoterapisë për kancerin, sipas një studimi të ri të publikuar në revistën “Cancer Discovery”.
Studiuesit zbuluan se konsumimi i sasive të mëdha të sukralozës ndryshon mikrobiomën e zorrëve duke shtuar baktere që shkatërrojnë një aminoacid të quajtur argininë – i cili është thelbësor që qelizat imunitare të luftojnë kancerin, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Si pasojë, pacientët që konsumonin më shumë sukralozë kishin përgjigje më të dobët ndaj imunoterapisë krahasuar me ata që nuk e përdornin.
Sukraloza është deri në 650 herë më e ëmbël se sheqeri dhe nuk përthithet nga organizmi, prandaj përdoret gjerësisht si ëmbëlsues pa kalori në produkte “pa sheqer”.
Megjithatë, shqetësimet për efektet e tij shëndetësore janë rritur kohët e fundit. Ato përfshijnë rrezikun për inflamacion, dëmtime të mëlçisë, çrregullime metabolike dhe ndryshime në mikrobiomën e zorrëve.
Në vitin 2023, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandoi të shmangen ëmbëlsuesit artificialë për qëllime kontrolli peshe, duke theksuar se ato nuk kanë vlera ushqimore dhe nuk ndihmojnë në rënien në peshë afatgjatë./Gazeta Shneta/


