Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Luksemburgu dhuron 1.45 milionë euro për Klinikën e Kardiologjisë në QKUK

Lajme 06/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizituan punimet në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, ku po realizohet renovimi i infrastrukturës dhe instalimi i një ambiografi të ri.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti njoftoi se donacioni është nga Luksemburgu, i vlerësuar në 1.45 milionë euro, prej të cilave 789 mijë euro janë për pajisjen e re, do të përmirësojë ndjeshëm shërbimet kardiologjike.

“Ndodhemi në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK bashkë me ministrin dhe me ambasadorin e Luksemburgut të cilin e falenderojmë nga zemra për këtë donacion jashtëzakonisht të rëndësishëm në vlerë të gjithëmbarshme prej 1 milionë e 450 mijë eurove. Prej të cilëve 789 mijë eurove janë për ambiografin e ri. Ndërkaq, pjesa tjetër për renovim të infrastrukturës. Sipërfaqja e gjithëmbarshme e kësaj infrastrukture që po rinovohet i afrohet 500 metra kator”, theksoi Kurti.

Ambasadori Patrick Heck theksoi se mbështetja e Luksemburgut për shëndetësinë në Kosovë vazhdon prej dy dekadash dhe do të intensifikohet edhe në të ardhmen.

“Po, Kosova i shpëtoi jetën nënës sime. Fatkeqësisht, sëmundjet kardiovaskulare janë sëmundjet numër një në mbarë botën, dhe veçanërisht për njerëzit mbi 50 vjeç. Dhe, janë gjithashtu sëmundjet kryesore këtu në Kosovë, kështu që Luksemburgu po e mbështet fuqishëm sektorin e shëndetësisë, prej dy dekadash, dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Kjo është vizita e parë për të parë se si po shkon përparimi i punës këtu në Prishtinë, Departamenti i Kardiologjisë, por edhe Departamenti i goditjes në tru. Po kontribuojmë fuqishëm për të mbështetur mirëqenien dhe sektorin e shëndetësisë këtu në Kosovë, dhe madje do të bëjmë shumë më tepër në të ardhmen”, shtoi ai. /EO

Artikulli paraprakPunëtori i lënduar rëndë në Trepçë, dyshohet për fshehje të incidentit nga autoritetet
Artikulli i rradhës Zemaj: Skandalet dhe dështimet në shëndetësi përpiqen t’i mbulojnë me fjalë boshe dhe sulme ndaj atyre që kritikojnë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.