Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

DW: Gjermanët kalojnë ulur më shumë se dhjetë orë në ditë

Lajme 07/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qoftë në zyrë, në makinë apo në divan, Gjermania kalojnë ulur më shumë orë se kurrë. Sipas një ankete vetëm dy përqind e të pyeturve i plotësojnë të gjitha kriteret për një stil të shëndetshëm jetese.

Shumica e njerëzve në Gjermani nuk lëvizin mjaftueshëm dhe kalojnë shumë kohë ulur. Sipas një studimi të kohëve të fundit të zhvilluar në Gjermani të rriturit rrinë ulur mesatarisht më shumë se dhjetë orë gjatë ditëve të javës – pothuajse dy orë më shumë se dhjetë vjet më parë. DKV e quan këtë një “rekord alarmues”.

Sipas të dhënave të anketuarit kalojnë mesatarisht 3.5 orë ulur në punë dhe 2.5 orë të tjera duke parë televizor. Udhëtimi me tren, makinë ose mjete të tjera transporti përbën 80 minuta në ditë, dhe koha e kaluar në kompjuter ose tablet është 1.5 orë. Në pjesën tjetër të kohës njerëzit i kalojnë mesatarisht edhe 82 minuta të tjera ulur.

Mungesa e lëvizjes problem i madh

Edhe pse afërsisht 68 përqind e të anketuarve e arrijnë minimumin e rekomanduar prej 150 minutash lëvizjeje në javë, vetëm një e treta e atyre që rrinë ulur shumë mund ta kompensojnë uljen e zgjatur. Pothuajse një ndër pesë nuk lëviz më shumë se dhjetë minuta pa ndërprerje.

Të qëndruarit ulur për periudha të gjata është i rrezikshëm për shëndetin dhe “biologjikisht jo stimulues”, paralajmëron studiuesi Ingo Froböse. Prej mungesës së lëvizjes shtohet barra esistemit të kujdesit shëndetësor. Gjermania është mirë sa i përket trajtimit të sëmundjeve, por mbetet ndjeshëm prapa lidhur me parandalimin e tyre.

Vetëm dy përqind kanë një stil të shëndetshëm jetese

Për studimin u anketuan më shumë se 2,800 vetë. Përveç ushtrimeve fizike dhe jetës sedentare, për studimin u analizuan edhe mënyra e ushqyerjes, konsumi i alkoolit, pirja e duhanit dhe stresi.

Rezultatet tregojnë se rreth 80 përqind e të anketuarve nuk pinë as duhan dhe as cigare elektronike. 29 përqind e të anketuarve nuk pinë fare alkool. Megjithatë vetëm rreth një e treta e popullsisë ha një dietë të shëndetshme dhe ndjek rekomandimet e Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE). Ajo rekomandon, për shembull, që njerëzit të hanë kryesisht fruta dhe perime, drithëra,  bimë bishtajore dhe arra, dhe të konsumojnë pak mish.

Në përgjithësi vetëm dy përqind e të anketuarve i përmbushin të gjitha kriteret për një stil jetese të shëndetshëm. Gratë rezultuan pak më mirë se burrat.

Artikulli paraprakÇrregullimet në ambientin familjar ndikojnë në shëndetin mendor dhe fizik të fëmijëve
Artikulli i rradhës Suspendohet urologu që e sulmoi kolegun në vendin e punës në QKUK

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.