Fëmijët që rriten në ambiente të paqëndrueshme dhe të paparashikueshme kanë rrezik më të lartë për probleme mendore dhe fizike në adoleshencë dhe moshë të re, sipas një studimi të ri.
Hulumtimi, botuar në revistën Child Development, tregon se sjelljet impulsive të prindërve, ndryshimet e shpeshta të partnerëve të prindërve dhe kujdesi i pasigurt për fëmijët ndikojnë në rritjen e problemeve sjellore, ankthit, depresionit dhe mbipeshës tek të rinjtë, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Nga ana tjetër, një familje me rutinë të qëndrueshme dhe prindër të parashikueshëm ndihmon në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.
Studiuesja Kalsea Koss thekson se ndryshimet e vogla janë të pranueshme, por kur përhapen gjatë fëmijërisë, ato mund të shkaktojnë pasoja afatgjata negative.
Për më tepër, varfëria dhe lagjet e pasigurta shtojnë ndjeshëm këtë paqëndrueshmëri.
Ky studim zgjerojnë kuptimin e sfidave të fëmijërisë, duke nxjerrë në pah rëndësinë e mjedisit familjar për shëndetin afatgjatë./Gazeta Shneta/


