Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shëndeti përtej barnave: Si natyra, arti dhe sporti përmirësojnë shëndetin e komuniteteve

Jetë 11/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Brandenburg të Gjermanisë, terapeutja Natalie Viaux nuk mat tensionin e pacientëve, por i pyet për jetën, sfidat dhe burimet që kanë.

Klinika ku ajo punon po eksperimenton me “recetat sociale” – një qasje që përmirëson shëndetin duke “përshkruar” aktivitete si shëtitje në pyll, vizita në muze, sport ose art. Qëllimi është forcimi i lidhjeve shoqërore dhe mbështetjes komunitare, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Mjekët identifikojnë pacientë me probleme sociale që dëmtojnë mirëqenien – vetmi, humbje, vështirësi financiare, papunësi – dhe i dërgojnë te “punonjësit lidhës” si Viaux, të cilët hartojnë plane të personalizuara për ta. Kjo u jep njerëzve mundësi të rimarrin kontrollin mbi shëndetin, duke ulur edhe ngarkesën mbi sistemet shëndetësore.

Kjo lëvizje ka origjinën në Mbretërinë e Bashkuar, tashmë praktikohet në mbi 30 vende.

Aktualisht, 22 qendra shëndetësore në tetë shtete evropiane po testojnë këtë metodë tek refugjatët, të moshuarit që jetojnë vetëm dhe komuniteti LGBTQ, në kuadër të një projekti pesëvjeçar me 7 milionë euro financim nga BE-ja.

“Recetat sociale” shkojnë përtej shërbimeve tradicionale, duke ofruar, për shembull, kurse qeramike ose kopshte komunitare. Suksesi shpesh varet nga cilësitë e punonjësve lidhës: inteligjencë emocionale, kreativitet dhe aftësia për të motivuar njerëzit që të bëjnë hapin e parë.

Megjithëse përfitimet raportohen si të dukshme – përmirësimi i shëndetit mendor e fizik, më pak vizita tek mjeku – sfida mbetet provimi shkencor i efektivitetit. Projekti aktual do të krahasojë pacientët që marrin receta sociale me ata që marrin kujdes standard, për të ndikuar politikat shëndetësore.

Dr. Sam Everington, një nga pionierët e kësaj lëvizje, e quan këtë “ilaçi magjik” që kërkohej prej kohësh: një mënyrë për të trajtuar shumë sëmundje përmes lidhjes njerëzore, kulturës dhe natyrës. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakTemperaturat e larta, MSH rekomandon masa mbrojtëse ndaj punëtorëve për periudhën 11-15 gusht
Artikulli i rradhës Qytetarët e revoltuar para Gjykatës së Gjilanit pas vrasjeve së djeshme: I keni duart me gjak

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.