Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtrenjtohet jeta deri në 4.3% për një vit

Lajme 14/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Derisa institucionet janë zhytur në bllokadë politike, qytetarët po sfidohen me shëtirësi që cenojnë rënd standardin e tyre jetësor, duke u përpjekur të sigurojnë të paktën artikujt elementar, të cilët po shtrenjtohen për ditë e më shumë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3% në muajin korrik të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, ndërsa, krahasuar me qershorin e këtij viti, indeksi i çmimeve të konsumit në korrik është rritur mesatarisht prej 0,2%.

“Indeksi i  çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3%  në muajin korrik 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë siç janë kafja, çaji dhe kakao për 16,9%, energjia elektrike 16,6%, mishi për 12,7%, vajrat dhe yndyrat për 9,9%, qumështi, djathi dhe vezët për 6,5%, si dhe buka e drithërat për 5,0%.”

Qytetarët, të cilët, janë lodhur nga varfërimi i skajshëm thonë se me të ardhurat e tyre nuk I përballojnë dot çmimet e gjërave elementare ushqimore.

Këtë situatë të rëndë e pohon edhe ekonomisti, Mustafë Kadrijaj, i cili thotë se politika është fajtore për situatën e rëndë ekonomike tash e sa muaj në vend.

“…për fat jo të mirë skemi as qeveri të mandatuar. E kemi një gjendje shumë të palakmueshme, ka hapësirë të favorshme për bizneset…”

Sipas Agjencisë të Statistikave të Kosovës, inflacioni në muajin korrik u rrit për 0,2%. Siç tregojnë të dhënat e ASK-së, rënie e çmimeve vërehet tek biletat e fluturimeve për -10,3% si dhe karburantet për -6,2%./RTV21

Artikulli paraprakVdiq derisa po trajtohej në QKUK, policia po heton vdekjen e gruas nga Gjilani
Artikulli i rradhës 134 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.