Një grua nga Gjilani ka ndërruar jetë gjatë trajtimit mjekësor në QKUK, në orët e para të 13 gushtit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, shkruan Gazeta Shneta.
“HETIM MBI VDEKJEN – Gjilan / 10.08.2025 – 19:34. Më 13.08.2025 rreth orës 01:45 viktima f/k ka ndërruar jetë në QKUK, e cila kishte qenë në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë/Gazeta Shneta/




