Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ilaçet për ADHD ulin rrezikun e vetëvrasjes, aksidenteve dhe kriminalitetit

Jetë 14/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka zbuluar përfitime afatgjata të medikamenteve për çrregullimin e deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD), përtej efekteve anësore të njohura si pagjumësia, humbja e oreksit dhe irritimi.

Tek personat e sapo diagnostikuar me ADHD, përdorimi i ilaçeve lidhet me ulje të dukshme të rrezikut për sjellje vetëvrasëse, abuzim me alkool apo drogë, aksidente rrugore dhe aktivitete kriminale, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

ADHD prek rreth 5% të fëmijëve dhe 2.5% të të rriturve, duke shkaktuar shpërqendrim, harresë, energji të lartë dhe shqetësim.

Studimi i publikuar në “BMJ”, analizoi gati 149,000 persona të moshës 6–64 vjeç në Suedi (2007–2020), duke krahasuar ata që nisën trajtimin brenda tre muajve nga diagnoza me ata që nuk morën ilaçe, për një periudhë mesatare ndjekjeje prej dy vitesh.

Rezultatet treguan: 17% ulje të rrezikut për vetëvrasje apo tentativa vetëvrasjeje, 15% reduktim të abuzimit me substanca, 12% më pak aksidente rrugore dhe 13% rënie të kriminalitetit.

Studiuesit sugjerojnë se kjo lidhet me uljen e impulsivitetit dhe përmirësimin e vëmendjes, duke ndikuar në sjellje më të kontrolluar dhe shmangie aksidentesh.

Megjithatë, ekzistojnë kufizime, si mundësia që disa pacientë të kenë marrë ilaçet por të mos i kenë përdorur, apo mungesa e të dhënave për incidente të lehta që nuk raportohen.

Pavarësisht kësaj, autorët theksojnë rëndësinë e diskutimit të këtyre përfitimeve me pacientët, duke kujtuar se mosmarrja e trajtimit mund të rrisë disa rreziqe serioze. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTemperaturat e larta, IKSHPK jep këshilla për mbrojtjen e foshnjave dhe fëmijëve
Artikulli i rradhës Diarreja gjatë shtatzënisë: Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.