Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pas dhunës fizike ndaj 13 vjeçares në Gjilan, Prokuroria ndërmerr veprime ligjore ndaj pesë të miturave

Lajme 15/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas ngjarjes së rëndë në Gjilan ku një 13 vjeçare u dhunua fizikisht nga bashkëmoshataret e saj, Prokuroria në Gjilan ka ndërmarr të gjitha veprimet ligjore bazuar në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Drejtësisë për të mitur.

Në një përgjigje për Telegrafin nga zyra për media e Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë bërë të ditur se në këtë rast ishin të përfshira 5 të dyshuara.

Sipas përgjigjes thuhet se ndaj njërës, Prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim dhe për të është bërë Kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak, prej tyre 3 janë të moshës mbi 14 vjeçare, dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedure penale, konkretisht, ka kallëzim penal, ndërsa, ndaj 2 të tjerave është marrë QPS – Gjilan, pasi që janë nën moshën e përgjegjësisë penale.

“Duke iu referuar kërkesës tuaj të parashtruar me datë 14 gusht 2025, lidhur me rastin e datës 04.08.2025, viktimës së mitur në Gjilan, PPM-96/2025, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore bazuar në Kodin e Procedurës penale, dhe Kodin e Drejtësisë për të mitur, ku të përfshirë: janë viktima e moshës së mitur 13 vjeçare, dhe 5 të dyshuara – ndaj njërës, Prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim dhe për të është bërë Kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak, prej tyre 3 janë të moshës mbi 14 vjeçare, dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedure penale, konkretisht, ka kallëzim penal, ndërsa, ndaj 2 të tjerave është marrë QPS – Gjilan, pasiqë janë nën moshën e përgjegjësisë penale”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Ndërkaq, nga Prokuroria thonë se: “Referuar kërkesës tuaj, ju njoftojmë se rezervohemi në dhënien e informatave më të detajuara lidhur me rastin pasiqë kemi të bëjmë me të mitur, ku procedura është në zhvillim e sipër, dhe atë konform dispozitave të KPPRK-së”.

Artikulli paraprakIKSHPK paralajmëron për rrezikun nga ushqimi në vapë, publikon këshilla për parandalimin e sëmundjeve
Artikulli i rradhës Vdes këmbësori që u godit dje nga një veturë në një aksident në Gjilan

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.