Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Alarmon Shoqata e Prodhuesve të Kosovës: Ndërprerja e energjisë me pasoja të rënda, humbje e vendeve të punës e rritje e çmimeve për konsumatorët

Lajme 16/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shoqata e Prodhueseve të Kosovës, në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e thellë për pasojat që do të shkaktojë ndërprerja e furnizimit me energji elektrike për bizneset, siç është paralajmëruar nga data 16 gusht.

Në një postim në Facebook, kjo shoqatë thekson se nuk janë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, por kjo duhet të bëhet me konsultime të mirëfillta dhe me çmime të arsyeshme.

“Ne, prodhuesit e Kosovës, i bëjmë thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të mos zbatojë masën e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike për bizneset nga data 16 gusht.

Ndërprerja e energjisë do të sjellë pasoja të rënda: ndërprerjen e prodhimit, humbjen e vendeve të punës, rritjen e çmimeve për konsumatorët, dëmtimin e kontratave me partnerët ndërkombëtarë dhe  uljen e konkurrueshmërisë së prodhuesve kosovarë në tregjet e huaja”, thuhet në njoftim.

“Ne nuk jemi kundër liberalizimit të tregut të energjisë, por kërkojmë që ky proces të zbatohet në mënyrë transparente, me konsultime të mirëfillta dhe me çmime të arsyeshme, të krahasueshme me rajonin.

Prandaj, kërkojmë nga ZRRE të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme që mbron prodhimin vendor dhe ekonominë e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Artikulli paraprakFtohjet dhe COVID-19 mbeten rrezik edhe gjatë verës
Artikulli i rradhës Rritet numri i infeksioneve seksualisht të transmetueshme tek të moshuarit në Evropë: Ekspertët bëjnë thirrje për vetëdijësim mbi shëndetin seksual

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.