Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A mund të shkaktojnë kancer pijet shumë të nxehta? Ekspertët tregojnë rrezikun

Jetë 16/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pijet e nxehta si kafeja dhe çaji janë pjesë e ritualit të përditshëm për shumë njerëz, por konsumimi i tyre në temperatura shumë të larta mund të paraqesë rrezik për shëndetin. 

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin, pirja e pijeve mbi 65°C është klasifikuar si “ndoshta kancerogjene për njerëzit”, veçanërisht e lidhur me kancerin e ezofagut.

Studime të shumta nga Amerika e Jugut, Lindja e Mesme dhe Azia kanë treguar lidhje midis konsumimit të sasive të mëdha të pijeve shumë të nxehta dhe rritjes së rrezikut për kancer të ezofagut.

 Një studim i madh në Mbretërinë e Bashkuar me gati gjysmë milioni pjesëmarrës konfirmoi se ata që pinin tetë ose më shumë filxhanë të çajit apo kafesë shumë të nxehtë në ditë kishin gjashtëfish më shumë rrezik për t’u prekur, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Shkencëtarët shpjegojnë se temperaturat e larta mund të dëmtojnë shtresën mbrojtëse të ezofagut, duke e bërë atë më të ndjeshme ndaj dëmtimeve kronike dhe zhvillimit të qelizave kancerogjene.

 Edhe mënyra e pirjes ka rëndësi: sipsat e mëdha rrisin temperaturën e brendshme të ezofagut më shumë se sipsat e vogla, duke shkaktuar më shumë dëme afatgjata.

Ekspertët sugjerojnë që pijet të konsumohen pasi të jenë ftohur deri në rreth 58°C, të merren me gllënjka të vogla, të përzihen ose të shtohet ujë apo qumësht për të ulur temperaturën. Kështu, kënaqësia e një kafeje apo çaji të ngrohtë mund të shijohet pa rrezikuar shëndetin./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPersonat me personalitet të ndjeshëm, më të prirë ndaj problemeve të shëndetit mendor
Artikulli i rradhës Shpërthim i kolerës në Darfur të Sudanit, 40 të vdekur dhe mbi 2300 të sëmurë brenda një jave

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.