Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritet rreziku i sëmundjeve të zemrës tek të rinjtë: duhani dhe ushqimi i pashëndetshëm ndër faktorët kryesorë

Lajme 17/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sëmundjet e zemrës po bëhen gjithnjë e më të pranishme edhe tek të rinjtë, ndërsa numri i pacienteve me sindroma akute koronare është rritur dukshëm.

Kardiologu Dr.  Daut Gorani, në një intervistë për Ekonomia Online ka theksuar se në repartin e Kardiologjisë Invazive në QKUK trajtohen raste të moshave të reja, duke përfshirë edhe pacientë 23-vjeçarë, të cilët shpesh duhet të dërgohen për kirurgji kardiake.

“Sëmundja më e përhapur është hipertensioni, do të thotë shtypja e lartë e gjakut, por ajo që më së shumti trajtohet në shërbimin tonë është sindroma akute koronare edhe sëmundjet e arterieve koronare. Fatkeqësisht, numri i sindromës akute koronare është rritur dukshëm kohët e fundit, jo vetëm te mosha e shtyera, por edhe te moshat e reja. Ne kemi patur edhe moshën 23 vjeçare me sindromë akute koronare, i cili është trajtuar te ne, por ka ndodhur që edhe të shkojë në kardiokirurgji që të bëjë bypass. Do të thotë, moshat e reja kohëve të fundit janë shumë të pranishme në mesin e pacienteve me sëmundje të arterieve koronare. Pastaj janë edhe sëmundjet valvulare, janë defektet të lidhura të zemrës, janë çrregullimet e ritmit, ne kemi po ashtu një shërbim që punon në trajtimin e çrregullimeve të ritmit, tani kolegët janë duke u trajnuar në fushën e elektrofiziologjisë, kohë pas kohe organizohen trajtime të pacienteve të cilët kanë probleme të çrregullimit të ritmit, pastaj kemi edhe elektrostimulimin”, tha ai.

Dr.Gorani ka theksuar se faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e këtyre sëmundjeve janë duhanpirja, mënyra e ushqyerjes, obeziteti, diabeti, hipertensioni dhe trashëgimia gjenetike.

“Në radhë të parë unë dua të përmend duhanpirjen, duhanpirja është shumë e pranishme edhe tek rinia jonë fatkeqësisht, pastaj është mënyra e ushqimit, moskujdesi në mënyrën e të ushqyerit, ushqimi me shumë yndyrna, pastaj obeziteti. Rrallë ndodh që edhe konsumi i drogave, kur ndonjë pacient i ri vjen në mënjehërë mendojmë se mos është eventualisht abuzues i drogave, për arsye se nuk është e zakonshme shumë që persona e moshë së re të kenë probleme të arterieve koronare. Shpesh ndodh, megjithëse te ne më pak se në shtete të zhvilluara ku konsumi i drogës është shumë më i madh. Është trashëgimia, faktori gjenetik është gati vendimtar, shpesh ndodh me gjith këto faktorë të rrezikut, arteriet koronare i dalin mirë, ndërsa pa asnjë faktor të rrezikut për shkak të gjenetikës arteriet koronare i dalin të prekura. Diabeti është një sëmundje mjaft e shtrirë te popullata, një sëmundje metabolike ku mosrregullimi i sheqerit në gjak ndikon në paraqitjen e komplikacioneve diabetike; një prej komplikimeve më të shpeshta është edhe koronaropatia apo sëmundja e arterieve koronare. Natyrisht është edhe hipertensioni një prej faktorëve të rrezikut, niveli i lartë i yndyrës në gjak. Mund të jetë i trashëguar, por edhe nga ushqimi me sasi të mëdha të yndyrave”, tha ai.

Ai bëri thirrje për kujdes maksimal në mënyrën e ushqyerjes dhe për abstenim nga duhanpirja, veçanërisht për të rinjtë.

“Këshilla ime është që të kemi kujdes shumë në mënyrën e ushqimit, sa më pak yndyra, sa më pak sheqerna edhe duhanpirja, abstenimi nga duhanpirja është këshilla kryesore për arsye se duhanpirja është aq e pranishme në popullatë sa që shkatërron jo vetëm rininë, por të gjithë, e posaçërisht për rininë kam një mesazh që rinia duhet të abstenojë nga duhanpirja”, tha ai.

Artikulli paraprakSot mot me diell, temperaturat deri në 32°C
Artikulli i rradhës 7 të lënduar rëndë nga aksidenti në Bregun e Diellit – një i arrestuar

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.