Pas katër muajve të ndërprerjes për shkak të defektit teknik, rezonanca magnetike në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është riparuar dhe tashmë është rikthyer në funksion.
Spitali i Përgjithshëm i Pejës njofton pacientët se ata me termine të mëparshme duhet të kontaktojnë për ripërcaktim në numrin e dhënë në njoftim, ndërsa pacientët e rinj mund të caktojnë termine të reja, transmeton Gazeta Shneta.
“Ky është një lajm i mirë si për pacientët tanë ashtu edhe për stafin mjekësor, pasi kjo pajisje është thelbësore për diagnostikimin modern dhe të saktë. Pacientët që kanë pasur termin të caktuara më herët, i njoftojmë se termini i tyre nuk humb dhe ata vetëm duhet të na kontaktojnë në numrin 044 474 590, ditëve të punës nga ora 11:00 – 13:00 për të ripërcaktuar terminin që kanë pasur. Po ashtu njoftojmë se terminët e reja pacientët mund të fillojnë të i përcaktojnë nga data 1 shtator 2025”, thuhet në komunikatën e plotë. /Gazeta Shneta/



