Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkencëtarët zhvillojnë pajisje që kthen mendimet në fjalë, me kontroll të plotë nga përdoruesi

Jetë 18/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtuesit kanë prezantuar një “brain-computer interface” (BCI) që mund të kthejë të folurit e brendshëm, pra mendimet e përdoruesit, në fjali, me një saktësi deri në 74 për qind.

Ndryshe nga pajisjet e mëparshme, sistemi fillon dekodimin vetëm kur përdoruesi mendon një fjalëkalim të paracaktuar, duke parandaluar kështu “dëgjimin” aksidental të mendimeve që personi nuk dëshiron t’i ndajë.

Studimi tregon se BCI përdor mikroelektroda të vendosura në “korteksin motorik” për të regjistruar sinjalet e trurit të katër pjesëmarrësve me vështirësi në të folur.

Këto sinjale u analizuan nga inteligjenca artificiale, e cila njeh fonemet dhe i bashkon ato në fjalë nga një fjalor me 125,000 terma. 

Rezultatet treguan se të folurit e brendshëm dhe përpjekjet për të folur burojnë nga e njëjta zonë e trurit, por sinjalet e të folurit të brendshëm janë më të dobëta. Për të dhënë përdoruesve kontroll të plotë, studiuesit kanë futur një fjalë “triggr” që aktivizon dekodimin.

Kur pjesëmarrësit në mendje thoshin fjalëkalimin “Chitty-Chitty-Bang-Bang”, sistemi e njihte atë me saktësi mbi 98 për qind. Kjo lejon që pajisja të mbetet e fikur derisa përdoruesi të vendosë të ndërveprojë me të. 

Ekspertët theksojnë se kjo qasje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të sistemeve BCI më të sigurta, të cilat mund të ndihmojnë njerëzit me paaftësi në të folur, duke ruajtur kontrollin e plotë mbi mendimet e tyre. 

Ekipi planifikon të studiojë zona të tjera të trurit dhe të përmirësojë shpejtësinë dhe saktësinë e dekodimit, me qëllim mbështetjen e një spektri më të gjerë të vështirësive në komunikim.

Artikulli paraprakGëzim Berisha zgjidhet drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës
Artikulli i rradhës Spitali i Pejës ka kryer 63 operime dhe mbi 3600 vizita specialistike gjatë javës së kaluar

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.